Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Me Emrin E Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit! 
Mbulesa Islame per vajzat dhe grate eshte urdher hyjnor.Vendosja e saj me vetedijesim eshte bindje e krijeses ndaj Krijuesit te gjithesise, eshte nderim i madh per femren,duke vecuar rendesine dhe vleren e madhe ,qe i jep Krijuesi asaj,si gjini,si vajze,si grua dhe si nene,dhe si adhuruese e Zotit te saj.Mbulesa per besimtaren eshte nder dhe dinjitet, mbrojtje e shendetit te saj fizik dhe moral,petk devotshmerie dhe perfaqesim i fese se persosur Islame. Nuk gjen ndonje besimtare muslimane,qe pasi te jete ndergjegjesuar per rendesine e besimit dhe te veshjes e ta kete vendosur mbulesen me inisiativen e vet personale e te mos ta shpalos lumturine per diten qe vendosi mbulesen, nje shkak me shume per te fituar kenaqesine e Krijuesit dhe per ta perfaqesuar denjesisht veten dhe fene e vertete,dhe shkak per ta lehtesuar jeten .Dita kur ajo vendos mbulesen perben nje cast te gezueshem dhe te paharrueshem ne jeten e saj,shenon nje kthese te bukur ose nje vazhdimesi edhe me te bukur ne jeten e saj,shenon nje date historike per te,ku ajo sheh ne veten e saj shpalosjen e dites dhe dates se besatimit me Zotin,Allahun ,Krijuesin e vet dhe te gjithckaje,te Atij,te lavdishmit,qe i ka qiejt dhe token e cka midis tyre ne doren e Tij dhe nen pushtetin e Tij hyjnor.
Sigurisht,kjo ndodh kur besimtarja e lexon Kuranin me kujdes,me besim te plote ne fjalen e Krijuesit,me persiatje,meditim e thellim, ne kuptimin e ajeteve Kuranore.E atehere ajo do te kuptoje urtesine e ajeteve dhe do te shohe ne veten e saj se si do te rrjedhe drita hyjnore, qetesia dhe lumturia.
Ajetet nga Kurani i shenjte per mbulesen:
 Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.Sure Ahzab,ajeti 55,Kuran
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë te pamoralshme) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. Sure Ahzab,ajeti 59,Kuran
 O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. S.Araf,ajeti 26,Kuran