Es Selamu Alejkum!

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin per profetin Muhamed a.s, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin per te gjithe vizitoret e Safa.al !

Ne materialin e prezantuar, duket se behet fjale per Xhamine historike Kuba,(ku nje namaz ka vleren e nje umre),per besimtaret, ne Qytetin e ndritshem te Profetit Muhamed alejhi selam,Medines.

Nje sheshpushim i madh dhe i bollshem, ne nje mengjes te bukur,pas faljes se namazit te sabahut,ku pamjen dhe shpirtin e stolisin edhe me shume ''ushtria'' e madhe me keta shpend paqesor,keta banor te vecante,qe i japin jetes kuptim dhe gjalleri, dhe hijeshi. Prezenca e tyre e shumte, lirshmeria dhe qetesia e tyre, buron nga siguria, qe ata ndjejne prej pranise se njerezve, ne qytetin e Profetit te meshires, salallahu alejhi ue selem. Allahu lartesuar ne Kuran  e ben me dije te derguarin e Allahut,Muhamedin alejhi selam:

E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. Sure Enbija,ajeti 107, Kuran
Allahu porositi per kujdes ndaj gjallesave edhe ne suren Maide,per ata,qe ishin ne ihram,gjate ritualit te Umres ose te Haxhit.
Feja islame eshte fe e paqes ,e meshires dhe e dashurise per njerezit dhe te gjitha krijesat e Allahut.
Ne diten e gjykimit,njerezit do te pergjigjen, jo vetem si e trajtuan veten,njeri tjetrin,por edhe si i trajtuan kafshet,shpendet dhe gjithe krijesat e tjera te Allahut. 
Dhe keto shpend ne sheshin para xhamise,deshmojne per miqesimin e njerezve me shpendet, dhe kujdesin ndaj tyre per hir te Zotit,si bindje ndaj Tij,moralin e larte te Profetit Muhamed a.s,dhe te besimtareve,prej dores se te cileve jane te sigurt jo vetem njerezit,por edhe te gjitha krijesat dhe keto shpend,qe dhurojne atmosferen e kendshme te paqes ,pas lutjeve te mengjesit..