Cikel me poezi nga Poeti Behar Mjekiqi(Teolog)

 

Në marrëdhënie me njerëzit merri shembull shtëpitë ;

Disa janë të bukura së jashtmi, por brenda do t'i gjesh shëmtitë,

Disa janë të bukura së brendshmi, por u pikojnë çatitë,

Ca kanë nevojë për pak punë dhe bëhen të rehatshme

Ca të tjera veç për t'i shitur janë të përshtatshme

Disa duhet t'i rrënosh para se vetë të kenë rënë,

Po nuk veprove me kohë, muret kanë për të t'zënë.

 

- Imam Behar Mjekiqi

 

Derisa ndiejnë,

të gjitha zemrat vlejnë:

I sëmuri të mëson si shpresohet.

I varfëri të mëson si durohet.

I sprovuari të mëson si jetohet.

I gëzuari të mëson si festohet.

Lutësi të mëson si besohet.

Secili në botë ka një udhërrëfim.

Ti je i përkryer aq sa ke besim.

 

- Imam Behar Mjekiqi

 

Nga veprat e tua të mira,

Zemra jote gjallë mbahet,

Humbja ndodh nga mendjemadhësia,

E jo nga gjynahet.

Në rrugëtimin jetësor,

Secili me gjynahe sporovohet,

Njeriu bëhet djallëzor,

Atëherë kur për gjynahet s'pendohet. - Imam Behar Mjekiqi

&&&

Mos mbill gjemba e ferra,

Në rrugën që e gjete hapur,

Sot ku po ecën lirshëm,

Nesër mund jesh këmbëzbathur.

 

- Imam Behar Mjekiqi

“Më i neveritshmi është ai, që ti e ushqen,

E kur të jetë ngopur, sofrën përmbys ta kthen,

Të mirat, që ia ke bërë i mohon,

Flet diçka, që ty nuk të takon.

Mirënjohja e dashamirësia vijnë prej dinit e imanit,

Mosmirënjohja e përbuzja janë cilësi të shejtanit.” - Imam Behar Mjekiqi

Bota është krijuar për të jetuar gëzimi me dhembje,

Zemra është krijuar për ta ndier çdo gjendje.

Nuk e di në të ardhmen a do ta përjetoj të lehtën apo të vështirën,

Por e di se Allahu për mua ka caktuar më të mirën. – Imam Behar Mjekiqi