Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen (ve videokonferencë) nesër për të biseduar paketën e shpëtimit të përgatitur për të luftuar kundër rezultateve ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi i tipit të ri (Covid-19) dhe buxhetin e të ardhmes.

Në Samitin e Liderëve të BE-së, që do të zhvillohet me videkonferencë për shkak të Covid-19,  vendet anëtare do të përfaqësohen në nivel të kryetarëve të shtetit ose qeverisë.   

Në samitin, që do të drejtohet nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel, do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryetari i Parlamentit Evropian (PE) David Sassoli dhe Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde.

Në samit liderët do të shqyrtojnë se si do të luftohet me krizën ekonomike të shkaktuar nga epidemia./trt/