Këshilli i Fondacioneve Islame në Jerusalem njoftoi se Kompleksi Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin lindor nën okupimin izraelit, do të hapet për falje pas Fitër Bajramit.

 
 Këshilli i Fondacioneve Islame në Jerusalem njoftoi se Kompleksi Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin lindor nën okupimin izraelit, do të hapet për falje pas Fitër Bajramit.

Në deklaratën e bërë nga këshilli pranë Ministrisë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Relikteve të Shenjta thuhet se u vendos që pas uljes së përhapjes së epidemisë Kompleksi, i cili ishte mbyllur në mars për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), të hapet sërish për kryerjen e riteve fetare.

Kompleksi Al-Aksa u mbyll plotësisht më 22 mars për shkak të epidemisë së Covid-19.

Këshilli i Fondacioneve Islame në Jerusalem kishte njoftuar se Kompleksi nuk do të hapet për kryerjen e riteve fetare gjatë muajit të shenjt të Ramazanit për shkak të epidemisë në fjalë. /trt/