Vaj Ulliri Me Kripë – I dobishem per shendetin, Kuron Reumatizmen...

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut dhe mban organet të shëndetshme. Foto: Flickr
 

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor, qe eshte shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kura, qe vijon me Vaj ulliri dhe Kripe mund t'ju vije ne ndihme.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadaleson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet te shendetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për sherimin e kockave dhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

/AgroWeb.org

 

Të ngjashme

Si të luftoni erën e keqe të trupit gjatë verës?

Gjatë verës është deri diku e ...

+ View

Sëmundjet serioze qe paralajmërojne dhembjen e shpinës

Dhembja e shpinës mund të jetë simp...

+ View

10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojt...

+ View

Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?

Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrug&e...

+ View

Lajthi me mjalt, kombinim special per ruajtjen dhe fuqizimin e shendetit!

Një nga ëmbëlsirat më të ...

+ View

A është ankthi gjenetik?

Sot çrregullimi i ankthit është n...

+ View
Scroll to top