Air Albania vendosi një gur kilometrik, që nga nisja e fluturimeve, pasi që  do të mbulojë dhe destinacionet italiane. Inagurimi është bërë më “Migjenin” dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Sinan Delek tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por dhe atyre jashtë Shqipërisë është një kompani që bagazhet i ka gradis dhe ushqim që shërbehet në avion. Me 69 euro dhe 59 euro në destinacionet përkatëse Milano, Bolonjë dhe Romë me një standart të lartë, cilësi dhe brenda një çmimi shume të mirë. Besojmë që është standarti më i mirë në treg dhe besoj që është shumë premtuese për të gjithë tregun shqiptar që të fluturojnë mirë dhe lirë”, tha Delek.

“‘Migjeni’ është ‘dry’ i flotës së Air Albania-s që ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë.  /tesheshi.com/