Berra Ebibi, vajza e nje prej imameve të njohur, të Shkupit, Abdulkerim Ebibit, realizoi me sukses mesimin e hivzit te Kuranit Fisnik, liber i shenjte ne fene Islame...

 

Arena shqiptare po e vazhdon traditën e mësimit të Kuranit përmendësh, që në popull njihet si hafizllëk. Ai ose ajo,që e mëson Kuranin të gjithin përmendësh quhet Hafiz/Hafize.

Këtë javë Berra Ebibi u testua para komisionit për hifzin e saj të Kuranit famëlartë.
Ky është njoftimi nga Myftina e Shkupit, lidhur me kryerjen me sukses të hifzit nga Berra Ebibi,e cila është vajza e imamit të njohur të Shkupit, Abdulkerim Ebibit.

 

Postimi i plotë nga Myftinia e Shkupit në Facebook:

27.06.2019 (E Enjte)
SHKUPIT IU SHTUA EDHE NJË RUAJTËSE E KUR’ANIT FAMËLARTË – HAFIZE

Sot 27.06.2019 (E Enjte) pas dëgjimit treditorë të hafizes së re Berra Ebibi nga ana e komisionit për dëgjim dhe vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së Shkupit hafizja në fjalë u kurorëzua me epitetin Hafize e Kur’anit Famëlartë. Në lokalin e restorant Oaza u bë dhe ceremonia e fundit për të dhënë çertifikatën hafizes së re. Programi i kësaj ceremonie filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga Hfz. Xhemail ef. Nuhiu. Për të nderuar familjen Ebibi të pranishëm ishin mysafirë hoxhallarë nga Kosova dhe Presheva, prandaj në shenjë respekti fjalë përshëndetëse iu dha hoxhës nga Presheva Ulvi Fejzullahu, më pastaj u vazhdua me një rezyme rreth ecurisë së dëgjimit përgjatë tre ditëve të kaluara nga kryetari i komisionit Hfz. Shafi ef. Osmani dhe u dëgjua xhuzi i tridhjetë pjesërisht nga hafizja e nderuar.

Në emër të kryetarit të BFI – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe në emër të nikoqirit të organizimit të kësaj ceremonie fjalë rasti kishte Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i cili të pranishmëve iu drejtua me këshilla domethënëse fetare ku në mes tjerash tha: Ka ndodhur që sisteme të ndryshme të na i rrënojnë xhamitë dhe të na i mshelin mektebet por asnjëherë nuk kanë arritur ta hjekin dashurinë në zemrat e besimtarëve të këtij nënqielli për ta ruajtur dhe kultivuar dashurinë ndaj ruajtjes së Kuranit, sa me xhelozi do ti shiqojmë në botën tjetër ruajtësit e Kur’anit kur do t’ju thuhet lexoni dhe ngrituni në xhenetet e Allahut.

Poashtu Myftiu përgëzoi familjen dhe hafizen e re për mundin e dhënë deri në momentin e kurorëzimit me epitetin hafize e Kur’anit. Hafizja mësimin e Kur’anit përmendësh e mësoi te muhafidhi njëherit dhe prindi i saj Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi dhe hafizja është nxënëse e dalluar në Medresenë Isa Beu Paralelja e Vajzave Shkup. Pas gjithë ceremonisë në fjalë Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili në emër të Kryetarit të BFI – së ia dorëzoi dhe çertifikatën hafizes së re me notë shkëlqyeshëm. U lexua një pjesë Kur’ani nga hoxha nga Presheva Orhan ef. Ademi dhe duaja e hafizes u bë nga hatibi i xhamisë Uhud Dr. Metush ef. Memedi.

Lusim Allahun e Madhëruar që hafizes ti jep suksese tjera në jetën e saj. 
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup