Përdorimi i hurmave arabe sjell përfitime të shumta shëndetësore, prandaj dietelogët e konsiderojnë si me të drejtë si një “minierë vitaminash”.

I njohur si fruti i ëmbël me sheqer natyral dhe të padëmshëm, hurma është tejet e pasur në kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Ato përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë, por përkundrazi, i ndihmon trurit në veçanti të koncentrohet, dhe pjesës tjetër të trupit i ofron fibra ushqyese.

Organet që përfitojnë nga konsumimi i hurmave janë: mëlcia, truri, enët e gjakut, turi, muskut, veshkat, zorrët, etj.

Hurma e forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut. Gjithashtu hurmat zbusin ashpërsinë e fytit dhe largojnë sekrecionet virale dhe bakteriale.

Forcojnë muskujt dhe nervat, si dhe vonojnë plakjen.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton turbullimin e syve dhe plogështinë e tyre, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse edhe për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.

Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit. /tesheshi.com/