Fluturimet nga Aeroporti i Stambollit fillojnë pas "migrimit të madh"

Pjesa më e madhe e zhvendosjes ka përfunduar, ndërsa aeroporti i Stambollit ka filluar të shërbejë me fluturimet e reja, ndërsa avionët e Turkish Airlines dhe kompanitë e tjera po marrin vendet e tyre në aeroport

Emin İleri   
Stamboll

Derisa afrohet fundi i zhvendosjes historike nga aeroporti i Atatürk në aeroportin e Stambollit, e njohur si "Migrimi i madh", fluturimet e para brenda dhe jashtë vendit nga aeroporti i Stambollit kanë filluar, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pjesa më e madhe e zhvendosjes ka përfunduar, ndërsa aeroporti i Stambollit ka filluar të shërbejë me fluturimet e reja.

Në kuadër të lëvizjes, avionët e Turkish Airlines dhe kompanitë e tjera po marrin vendet e tyre në aeroport.

Aeroportit të Stambollit do t'i jepet kodi "IST", i cili tek Atatürk ishte "ISL".

Përderisa aeroporti ka një hapësirë parkingu prej 70.000 automjetesh, udhëtarët mund të arrijnë në aeroport nëpërmjet autobusëve të Bashkisë së Stambollit dhe taksive.

Aeroporti do të lidhet me qendrën me anë të sistemit hekurudhor

Me përfundimin e procesit të zhvendosjes, në pistën do të mund të aterojnë dhe nisen 2.000 avionë në ditë, si dhe do të bëhen fluturime në mbi 350 pika. Aeroporti do të shërbejë për 250 kompani ajrore.

Në ndërkohë punimet për lidhjen e aeroportit me qendrën e qytetit me anë të sistemit hekurudhor janë duke vazhduar. Planifikohet që aeroportin i Stambollit të bëhet "aeroporti më i rëndësishëm i botës" në aspektin e përvojës së pasagjerëve.

Aeroporti i Stambollit që nga dita e themelimit mori shumë çmime, nga Instituti Uptime u certifikua me dokumentin "Design".

- U pajis me teknologjitë më të fundit

Aeroporti i Stambollit, i cili ka dëshmuar reputacionin e tij ndërkombëtar, posedon një terminal në të cilën lehtësisht mund të hyjnë avionë të mëdha si "Airbus A380" dhe "Boeing 747-8".

Aeroporti gjithashtu mundëson zhvillimin e proceseve me anë të roboteve, inteligjencës artificiale, njohja e fytyrës ose me të dhëna tjera personale, për rehatin e udhëtarëve u pajis me teknologjitë më të fundit si internet wireless, infrastrukturë GSM të gjeneratës së ardhshme, senzorë dhe të tjera.

Siguria në aeroport do të ofrohet nga3.500 punonjës të sigurisë dhe 9.000 kamera të teknologjisë më të fundit. Siguria gjithashtu do të menaxhohet nga kulla virtuale që gjendet brenda terminalit.

Hapjen e bëri presidenti Erdoğan

Faze e parë e aeroportit e ndërtuar në një sipërfaqe prej 76,5 milionë metra katror u hap për fluturime më 29 tetor 2018 me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrës të tjerë nga vendi dhe bota.

Në etapën e parë në ditë u realizonin 5 aterime dhe 5 ngritje. Fluturimet e para brenda vendit nga THY ishin bërë në Ankara më 31 tetor, në Antalya më 1 nëntor, si dhe 2 nëntor në Izmir, ndërsa fluturimi i parë jashtë vendit u bë më 1 nëntor në Qipron Turke dhe 8 nëntor Azerbajxhan.

Faza e parë në të cilën punuan rreth 200.000 punonjës përfundoi për 42 muaj. Për hapjen e fazës së parë u bë një investim prej 6 miliardë dollarësh nga konsorciumi i përbërë prej 6 kompanish. Etapat e tjera të aeroportit do të përfundojnë deri në vitin 2023 në varësi me rritjen e udhëtarëve.

Aeroporti do të ketë 6 pista të pavarura, kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur për 70.000 automjete, si dhe kapacitet për 200 milionë pasagjerë në vit, kur do të përfundojë plotësisht.

Konsorciumi do të paguajë qira gjithsej 26 miliardë dollarë, 1,1 miliard dollarë çdo vit për 25 vite.