Kryetarja e Odës Industriale dhe Tregtare Turko-Spanjolle, Esther Gonzalez bëri të ditur se besojnë se luhatjet në ekonominë turke do të kalojnë dhe se i besojnë ekonomisë turke.

Kryetarja e Odës Industriale dhe Tregtare Turko-SpanjolleEster (Esther) Gonzalez bëri të ditur se i besojnë ekonomisë turke, ndërsa shtoi se investimet e bëra nga Spanja në Turqi gjatë 8 vjetëve të fundit kapën shifrra ne miliarda euro.

Anëtarët dhe bordi drejtues i Odës Industriale dhe Tregtare Turko-Spanjolle u takuan në një takim të njohjes me ambasadorin e ri të Turqisë në Madrid, Xhihad Erginaj (Cihad Erginay).

Ambasadori Erginaj në fjalën e rastit të mbajtur në rezidencën e ambasadës turke në Madrid theksoi se do të punojnë në drejtim të avancimit edhe më shumë të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, të cilat fituan në shtysë viteve të fundit.

Ai shtoi se dyert e tij do të jenë gjithmonë të hapura për t’u ndihmuar biznesmenëve spanjollë.

Ndërkaq Kryetarja e Odës Industriale dhe Tregtare Turko-Spanjolle, Ester Gonzalez bëri të ditur se besojnë se luhatjet në ekonominë turke do të kalojnë dhe se i besojnë ekonomisë turke.

Gonzales shtoi se numri i anëtarëve të odës, e cila është themeluar në vitin 2011, arriti në mbi 110 brenda një kohe të shkurtër dhe se investimet e bëra gjatë 8 viteve të fundit nga Spanja në Turqi kapin shifra  miliarda eurove, ndërsa tha se aktualisht në Turqi veprojnë mbi 600 kompani spanjolle.

Në anën tjetër drejtori i përfaqësisë së kompanisë së Linjave Ajrore Turke (THY) në Madrid, Numan Çizmexhiollu (Çizmecioğlu) informoi biznesmenët spanjollë se fluturimet mes Stambollit dhe Madridit sërish do të kryhen 3 herë në ditë.