Sipas një hulumtimi të bërë nga shkencëtarët, të përkulurit ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri. Sipas analizës së bërë nga Institutute Nderkombetare te Teknologjisë  sexhdja ndaj Allahut, Zotit, Krijuesit te gjithesise mbron njeriun nga semundje te ndryshme.

Sipas analizës, sexhdja ndikon shumë pozitivisht tek cdo semundje. Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherësh edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas studjuesit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.

Sipas analizës se shkencëtareve, energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet, kur realizohet  sexhdeja ndaj Allahut.

Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë”, pohon profesor Zijaeddin.
Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.
Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te Qabes, ngase sipas profesorit “Qabja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi”.

“Pesë kohët e namazit farz (obligim) është e mjaftueshme për të larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron” shkencëtari, duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re.

Namazi i drekës, iqindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor, duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës, dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë dhe te rehatshem për njeriun.

Të menduarit në kenaqësinë dhe në sevapin që merr njeriu gjatë namazit të tij, e bën atë t’ia ndiejë lezetin (ëmbëlsinë) namazit. I dërguari (alejhi selam) thotë: “E arrij qetësinë time në namaz.” Allahu thotë në suren Bekare ajeti 45: “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, vërtetë, ajo është një çështje e madhe (vështirë), por jo për ata që kanë frikë (Zotin)”. Në suren Ankebut thuhet: “… e fal namaz, me të vërtetë, namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat…”.

Mrekullite shkencore te sexhdes, faljes, namazit dhe Kuranit ne teresi e verteton edhe ajeti ne vazhdim : ” Ne te shpallem Kuranin, qe eshte sherim dhe meshire per besimtaret”