Pesë vendet më të lira, bazuar në të dhënat e çmimeve të konsumit, përfshijnë vendet aziatike si India, Nepal, Pakistan, Tunizi dhe Algjeri, këtu kur bie fjala në blerjen e gjërave thelbësore. Është interesant fakti, se njëri nga vendet në top dhjetëshen e vendeve me kosto më të lirë të jetesës është fqinji ynë, Maqedonia, e renditur si e teta.
 
 Pesë vendet më të shtrenjta, kur bie fjala për blerje të gjërave thelbësorë janë të listuara Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka, transmeton lajmi.net.

Kostot e sendeve ushqimore janë bazuar në çmimet e mishit, bukës, orizit, vezëve, frutave, perimeve dhe alkoolit.

Shpenzimet e transportit përfshijnë biletën, udhëtimet me taksi, çmimi i benzinës dhe gjithashtu koston e një veturë përkatësisht një Golf.

Çmimi i gjërave të domosdoshme u bazua në strehim, veshje dhe arsim.

Kostot e shërbimeve janë përcaktuar nga normat për energji elektrike, ngrohje, ujë dhe internet.

Ata që me një buxhet të tillë duan të largohen nga vendi i tyre, fillimisht duhet t’iu hedhin një sy vendeve lindore si Moldavia, Maqedonia, Gjeorgjia, Polonia, Republika Çeke dhe Bullgaria.

Gjithashtu, Egjipti, Maroku, Kolumbia dhe Filipinet janë renditur si disa nga vendet më të lira.

Një pjesë e madhe e Afrikës qendrore dhe perëndimore janë lënë jashtë grafikut për shkak të mungesës së të dhënave. /lajmi.net