Një “fshat” i dizajnuar nga kompania e famshme Google, mund të bëhet së shpejti realitet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i kërkimeve Google tanimë ka paraqitur një propozim të përditësuar në qytetin e Mountain View, Kaliforni, së bashku me një seri gjërash, duke treguar se si do të dukej një gjë e tillë.

Siç bëhet e ditur, kampusi i tij i ri do të mbulojë një hapësirë prej rreth 300 mijë metra katrorë, 8,000 shtëpi të reja dhe rreth 14 hektarë sipërfaqe publike.

Kampusi do të vendoset në lagjen North Bayshore të Mountain View, sipas propozimit.

Një objektiv madhor i ndërtimit të kampusit është ndërtimi i shtëpive të përballueshme për tu blerë.

Deri në 9,850 njësi banimi janë miratuar si pjesë e planit, ku 20 për qind janë klasifikuar si “njësi të përballueshme”.

Përtej hapësirës për banim dhe zyra, kampusi gjithashtu do të përfshijë shumë shëtitore dhe parqe – rreth 32 për qind e zonës do të ishte hapësira e hapur, siç janë parqet.

Ndërsa në një hapësirë të ndarë do të përfshinte gjëra si teatro, kafene, palestra dhe dyqane të tjera.

Google ka bërë të ditur se ka qenë në komunikim të ngushtë me qytetin e Mountain View për të zhvilluar propozimin.

Zyrtarët e qytetit do të vendosin nëse do të ecin përpara me propozimin gjatë vitit 2019./Telegrafi/