Sprova e të moshuarve dhe sprova e të rinjve

 Jeta është si perdet, ku pas çdo njërës ndodhet një etapë tjetër e jetës sonë, deri sa arrijmë te perdja e fundit, të cilën mund ta quajmë si dhoma e pritjes për në botën e amëshuar. Pleqëria është periudha e fundit e jetës së njeriut, e cilësuar e dobët e plogësht, pas së cilës fshihet vdekja. Moshat e thyera kanë nevojë për respekt, nderim e përkujdesje, që të mos e ndjejnë veten të braktisur. Ky përkujdes duhet të ekzistojë jo vetëm tek familjarët e tyre, por edhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.

Ne nuk e kuptojmë se çfarë mirësish e begatish humbasim duke i shtyrë jashtë jetës sonë të moshuarit. Jemi të humbur që në momentin kur pandehim se nuk kemi nevojë për përvojat e tyre, të cilat mund të shërbejnë si pishtarë drite në rrugën tonë të jetës. Gjyshi apo gjyshja ishin dikur kujdestarë të shtëpisë dhe të nipave të tyre, duke ndihmuar fëmijët e tyre, të cilët ishin të zënë me punë. Ata jepnin kontributin e tyre të çmuar në formimin e një familjeje të lumtur, por me ndryshimin e kohës filluam të humbasin traditat e vyera dhe të moshuarit i nxorëm jashtë jetës sonë, duke i vendosur nëpër azile. Prindërit tanë, që na rritën me aq mundim, i hodhëm jashtë. Ky fenomen shumë negativ po përhapet gjithnjë e më shumë në mesin tonë, duke sjellë me vete një tip egoist, që nuk mendon aspak për të tjerët. Zemrës egoiste, dhoma e gjerë i duket e ngushtë. Gjendja vjen gjithnjë duke u përkeqësuar. Nëse dikur nuk i strehonim dot në dhomë, tani nuk i strehojmë dot as në zemër.

Për t’i bërë të lumtur të moshuarit, mjafton një buzëqeshje, një fjalë e mirë apo një dhuratë e vogël.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se prania e të moshuarve në shtëpitë tona nuk është fatkeqësi, por një begati e madhe. Pejgameri (a.s.), na informon se prania e tyre është një mburojë e fortë kundër fatkeqësive: “Nëse nuk do të ishin foshnjat, të moshuarit dhe kafshët, do t’ju godisnin fatkeqësitë pa pushim.” Kapërcimi me durim dhe mirëkuptim i një sërë shqetësimeve që vijnë prej tyre, bëhet shkak për hapjen e dyerve të mirësisë dhe lumturisë.

Braktisja në vetmi e të moshuarve ka sjellë një frikë nga plakja, sepse shqetësohemi nga përfundimi i njëjtë. Dhe për të mos pasur të njëjtin përfundim si ata, përdorim të gjitha mënyrat për të mos u plakur. Produktet kozmetike, që gjoja ngadalësojnë plakjen, shiten me të njëjtin ritëm si ushqimet jetësore të njeriut. Operacionet plastike kanë arritur kulmin e zhvillimit. E gjitha kjo vjen si pasojë e lënies pas dore të anës shpirtërore. Të parët tanë e pranonin me pjekuri procesin e plakjes. Ngaqë ndaj të moshuarve tregohej respekt dhe dashuri, plakja nuk konsiderohej si fundi i jetës. Ata përjetonin prestigjin e të jetuarit pranë fëmijëve dhe nipave.

Është për t’i vlerësuar të parët tanë, të cilët me gjithë vështirësitë për të siguruar jetesën, nuk e braktisën për asnjë moment adhurimin ndaj Allahut të lartësuar, fëmijët i konsideruan si emanet dhe bënë të gjitha përpjekjet për t’i edukuar me frymën hyjnore. Ngaqë nuk e shpenzuan kot jetën, u plaken të qetë duke falënderuar Allahun, që u bëri të mundur ta adhurojnë me dashuri.

Sa mirë për të parët tanë që e kanë lidhur zemrën me Krijuesin... Dhe sa mirë për atë rini që di vlerën e të moshuarve, duke treguar respekt e dashuri!

 
Ne suren Isra, ne Kuran , Allahu na keshillon per nje sjellje te mire dhe dhembshurore, ndaj te moshuarve,miresi qe do t'u kthehet femijeve, ne pleqerine e tyre, ose prinderimin e tyre. Sjellje qe i shkon pershtat thenia: C'te mbjellesh do te korresh!
Ajetet:Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 
 
 
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". 
 
 
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen. 
Prandaj, prinder ,kujdes me edukimin e femijeve tuaj dhe shembullin, qe u jepni.
Kujdes, ju te rinj dhe te reja, Azili ku coni sot te moshuarit tuaj, eshte ai, i njejti vendbanim, qe ju pret ne te ardhmen, i njejti Azil, ku do t'ju strehojne juve, ne pleqeri, femijet tuaj!
 
 Burimi:Media Progres/